Nga Superiorja në Itali, Fili ëndërron hapin e madh

Superiorja shqiptare, mes 1000 problemesh, arrin të evidentojë lojtarë interesantë për klubet e huaj dhe tashmë emra si Guri e Abazaj nuk janë rastësi.

Edhe Realdo Fili mund të shkojë jashtë dhe ka përfunduar në shënjestrën e të Livornos,raporton Supersport. Natyrisht, duhet që një ekip i Serisë A ta marrë e ta huazojë në B, pasi aty nuk regjistrohen dot ekstrakomunitarë.

Skuadra e sapongjitur në Serinë B ka marrë informacion rreth mesfushorit ofensiv 22-vjeçar, i cili këtë edicion e nisi me Partizanin, por u largua në janar për të luajtur futboll dhe e bëri të Kamza.

Drejtuesit e Livornos joshen edhe nga fakti që lojtari është i lirë nga çdo detyrim kontraktual, pasi lidhja e tij me Kamzën përfundoi me mbylljen e edicionit.

Ish-futbollisti i Apolonisë u aktivizua në 6 ndeshje me Partizanin deri në muajin dhjetor, duke nisur 2 prej tyre si titullar, për një total prej 225 minutash. Kalimi te Kamza në muajin janar e pa atë si protagonist, ku në 17 ndeshje u aktivizua në 1096 minuta, duke shënuar dhe dy gola, tejet të rëndësishëm në arritjen e objektivave për të shpëtuar në fund nga rënia.

Fili konsiderohej futbollist me të ardhme të rëndësishme kur kaloi te Partizani, por karriera e tij ngeci dhe largimi i tij ishte i detyruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *