Nga shitja e cigareve në “teatrin e ëndrrave”, futbollisti i United rrëfehen transformimin

Eric Baily është tashmë pjesë e një klubi të madh si Manchester United, por rruga për të shkuar deri këtu nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Mbrojtësi i “djajve të kuq” i ka rrëfyer të gjitha, duke treguar edhe vështirësitë që duhet të kalonte për të mbërritur deri këtu. I rritur në Bregun e Fildishtë, Bailyt i është dashur që dikur të shiste cigare në rrugët e vendlindjes së tij, ndërsa më pas vendosi të provonte fatin e tij në futboll. Lojtari afrikan la shkollën dhe dha provat e para në Burkinia Faso, të cilat më pas do i sillnin edhe kalimin në një skuadër europiane si Espanyol.

“Kur mora pagesën time të parë, bëra një transferim banker për familjen time. Që atëherë çdo gjë ka kaluar shumë shpejt. U bashkova me Espanyol në 2011 dhe 3 vite më pas bëra edhe debutimin në ekipin e parë.

Në afërsisht 5 vite kalova nga shitja e cigareve në rrugët e Abidjanit në të luajturit për klubin më të madh në botë. Realiteti im ka ndryshuar tërësisht. Tani njerëzit më shohin si një yll, një celebritet. Jam i famshëm në shtëpinë time”, është rrëfyer Eric Baillly./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online