Në Pyongyang bën shumë ftohtë… por Lojërat Olimpike të Dimrit 2018 nuk janë ndalur për shkak të acarit dhe temperaturave të ulëta. E ndërsa Koreja e Veriut është e gjitha e fokusuar në eventin e madh, diktatori Kim Jong-un vazhdon luftën e ftohtë me SHBA-në dhe nuk dëshiron të ketë miq… E megjithatë, larg kësaj zhurme, shumë larg, në ishullin e qetë të Sardenjës një futbollist përgatitet që sonte të zbresë në fushë për Kaljarin, përballë Napolit të Elseid Hysajt, në një ndeshje kampionati. Sigurisht, historia e tij është shumë ndryshe nga ajo e bashkëkombësve. “Dua të bëhem futbollisti më i famshëm i vendit tim!”… i kishte idetë e qarta që në moshën 12-vjeç, por sot ka shansin që këtë dëshirë apo objektiv ta realizojë…
Sepse, pas huazimit në Serinë B me Peruxhian, Han Kuang-Song, vetëm 19-vjeç, u kthye në ishull. Aty ku debutoi ndeshjen e shkuar, 10 minuta nga fundi, edhe pse nuk ishte hera e parë në Serinë A, pasi përpara dy sezonesh, ai zhvilloi 5 ndeshje me Kaljarin. E ndërsa Han konsiderohet si një ndër 50 futbollistët më premtues U-20, sipas listës së publikuar nga “Guardian”, sytë e ekipebe “big” janë mbi të. Mes tyre, edhe Juventusi… Skena është e gjitha e tij.
Një histori si në filma, ku Han udhëtoi në moshë të re drejt Europës, në fillim duke u provuar në Spanjë dhe më pas te një shkollë futbolli në Peruxhia, deri sa Kaljari vendosi ta merrte pas vetëm “1 stërvitje. Dukej qartë brumi i tij”.
I shpejtë, driblues dhe me fantazi… Fjala i kalon fushës.