“Nga parajsa në ferr”/ Muriqi përjeton tmerrin, tifozët e Fenerbaçes sulmojnë me gurë dhe shishe

Kur festa dhe pritshmëritë rriten, zhgënjimi në momentet më të vështira do të jetë po kaq i madh. Kjo i ka ndodhur Fenerbaçes e sheh veten në vendin e gjashtë dhe larg pretendimeve.

Në ditën e sotme kanë marrë humbjen e 3 në 4 takimet e fundit, ndërsa ka ardhur në derbin e Stambollit ndaj Galatasarait. Fenerbaçe humbi në shifrat 1-3 dhe kjo shkaktoi një zemërim të madh te tifozët e tyre.

Këta të fundit kanë sulmuar me gurë, shishe dhe vezë autobuzin e skuadrës që po largohej nga stadiumi. Një moment shumë i vështirë edhe për Vedat Muriqin, që po përjeton “ferrin” tashmë, ndërsa ka 6 ndeshjet e fundit pa shënuar. Tifozët kërkojnë shkarkimin e trajnerit Yanal dhe presidentit Ali Koç, duke e kthyer situatën në dramatike. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *