Nga luksi te piano, Boateng moral për të rinjtë: Paraja është mallkim, shikojnë vetëm Instagramin

Kevin Prince Boateng duket se ka ndryshuar shumë në personalitetin e tij, duke kaluar nga shpenzimet e tepërta dhe luksi drejt një jete jo të orientuar drejt tyre. Ish-futbollisti i Milanit ka reflektuar mbi jetën e tij dhe tashmë mendon se paratë janë vetëm mallkim. Në një intervistë për Bild, ganezi tregon e futbolli ka ndryshuar shumë dhe se të rinjtë nuk luajnë më për tu argëtuar, por janë të prirur drejt rrjeteve sociale, video lojërave apo makinave të shtrenjta. Pagat e larta në futboll sipas tij nuk bëjnë asgjë tjetër veçse krijojnë stres.

“Paraja është një mallkim. Futbolli është vetëm një biznes dhe ju jeni një numër. Nëse nuk punoni, do të zëvendësoheni, fare e thjeshtë. Nuk ka më besnikëri. Është e trishtueshme. Do të duhej një studim për të zbuluar se cili futbollisti profesionist akoma pëlqen të stërvitet, apo që kënaqen të luajnë. Padyshim që është punë për profesionistët, por nëse paguhet aq shumë bëhet stresues, presioni është shumë i madh dhe flasim shpejt për depresionin etj.

Sinqerisht ka momente kur argëtohem dhe momente ku nuk e bëj. Të rinjtë nuk e jetojnë talentin e tyre dhe unë e di saktësisht se çfarë do të thotë ta heqësh atë. Disa lojtarë ngasin Mercedesin e tyre në moshën 19-vjeçare dhe kanë aq shumë talent sa ata nuk bëjnë asgjë për të përmirësuar veten e tyre. Pa stërvitje shtesë, asgjë. Ata mendojnë të luajnë Playstation dhe të shikojnë Instagram. Ata janë të fundit që shkojnë në stërvitje dhe të parët që largohen. Unë mendoj se futbolli ka ndryshuar ashtu si edhe njerëzit kanë ndryshuar.

Edhe unë dikur kam shpenzuar para me tepricë, shkoja të festoja. Tani po mësoj të luaj pianon. Kam pasur pesë ose gjashtë orë leksione. Unë gjithashtu dua të mësoj kitarën më vonë. Këto janë gjëra të këndshme që më pëlqejnë dhe më ndihmojnë të ushtroj durim”, ka thënë Boateng./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online