Nga Lukaku te Dybala dhe Asllani, Interi ndryshon fytyrën tërësisht në sezonin tjetër të Serisë A

Pas dështimit për të fituar kampionatin, Inter ka filluar punën seriozisht për merkaton e verës.  Çështja më e nxehtë për merkaton e klubit zikaltër është Milan Skriniar, për të cilin kërkojnë 80 milionë euro. PSG është shumë e interesuar por kërkesa e Inter-it duket shumë e lartë. Nga ana tjetër, Chelsea është e gatshme për të huazuar Lukakun dhe po bisedohet për një ofertë prej 23 milion eurosh për huazimin me opsionin për ta blerë për shifrën e 76 milionë euro.  Sulmi zikaltër do të duket i mrekullueshëm pasi Paolo Dybala ka pranuar ofërtën për një kontratë 4 vjeçare me pagë 6 milion euro në sezon pa bonuse

Siç duket ardhja e argjentinasit nuk është më në dyshim. Inter, gjithashtu është e interesuar edhe për Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar shihet si zëvendësuesi ideal i Brozovic nga drejtuesit e klubit. Zikaltërit janë të gatshëm të ofrojnë 12 milionë euro, por Empoli kërkon 15 milion euro. Klubet po punojnë për arritjen e një marrëveshje. Henrikh Mkhitaryan do ti bashkohet klubit për sezonin e ardhshëm dhe nga ana tjetër Olimpique Marseille po ndjek me interes Joaquin Correa. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *