Nga Kukësi në Turqi, Shkrutaj pranë “tokës së premtuar” të futbollistëve shqiptarë

Vasil Shkurtaj i dha fund aventurës 1 vit e gjysmë me Kukësin dhe tani është vënë në kërkim të destinacionit të radhës. Padyshim që 22 golat e shënuar në Superiore janë një “pasaportë” e mirë për në Europë, pasi ia bëjnë punën më të lehtë për të gjetur një tjetër ekip për të ardhmen.

Por ashtu si shumë futbollistë të Superiores së fundi, rruga e çon edhe Shkurtajn në atë që kohën e fudnit është kthyer për “tokën e premtuar” të shqiptarëve. “Supersport” zbulon se sezoni i ardhshëm me shumë ngjasa mund ta gjejë vlonjatin në elitën e Turqisë. Shkurtaj është në negociata me një klub nga kampionati turk, por ende nuk është rënë dakort për pagën që lojtari do të arkëtojë në llogarinë e tij bankare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *