Më 10 janar në fushën e “Air Albana” do të zbresin legjendat e Kombëtareve të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë. Arsyeja është për të mbledhur të ardhura, të cilat do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” është nisma që do të bëjë bashkë emra të njohur të futbollit, ndërsa janë publikuar edhe listat e futbollistëve që do të jenë të pranishëm në 10 janar.
Sipas “Ora News” emra si Karagkounis, Gekas nga Greqia, turqit Altintop, Yilmaz, apo edhe legjendat italiane si Zambrotta, Zaccardo, Perrota, do të zbresin në “Air Albania” së bashku me lojtarët e tjerë të këtyre Kombëtareve. Ndërkohë ndër legjendat kuqezi që do të luajnë janë Cana, Strakosha, Rraklli, Lala, apo Tare./Sport Ekspres/


