Renato Arapi ka marrë postin e rëndësishëm te Teuta pasi vari këpucët nê gozhdë. Kapiteni i durrsakëve do ta marrë menjëherë detyrën nga dita e sotme për të qenë drejtori i ri i ekipit. Kështu Arapi zëvendëson Starovën që u largua pak ditë më parë. Më poshtë gjeni edhe njoftimin e klubit:
“Klubi i Futbollit Teuta njofton se ish-mbrojtësi Renato Arapi do të jetë drejtori i ri teknik i klubit. Ish-kapiteni do të marrë këtë detyrë nga sot pas arritjes së marrëveshjesh me presidentin Hasanbelli. Pas një eksperience si lojtar i spikatur, ku fitoi gjithçka në Shqipëri, Arapi do vijoj punën në shtëpinë blu tashmë si pjesë e rëndësishme e stafit teknik”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/