Nga debutimi i tij te trajneri i portierëve, Cungu dorëzohet vetëm para Tiranës në Superiore

Nga ndeshjet që janë zhvilluar deri tani në Superiore, Laçi i Armando Cungut ka dalë me 0 pikë në 2 ndeshje vetëm ndaj Tiranës. Padyshim është kjo skuadra si “mace e zezë” për trajnerin Cungun, që fillimisht do të humbiste në debutim me rezultatin 2-1, ndërsa nga krahu tjetër Mema ishte pranë shkarkimit.

Fillimisht kjo u interpretua si debutimi i Cungut dhe mungesa e kohës për t’i dhënë këshillat ekipit që të luante sipas mëndësisë së tij, bënte të sajën. Por në ndeshjen tjetër dhe që u zhvillua në Laç, mbi të gjitha me Tiranën që si trajner ka ende përgatitësin e portierëve, Egbon, ka ardhur një tjetër humbje me rezultatin 1-2. Kjo është një tregues që edhe Laçi ka nevojë për ndërhyrje në merkato nëse kërkon objektiva madhor, pasi edhe aftësitë fantastike të Cungut për të shndërruar ekipin, e kanë limitin e tyre. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online