Nga Besnik Hasi te babai i Lorikut, Dinamo e Zagrebit shikon historinë dhe ndihmon Shqipërinë

Solidarizimi me Shqipërinë vazhdon dhe këtë herë është klubi i Dinamos së Zagrebit që i bashkohet nismës. Kështu skuadra më e trofeshme në Kroaci ka vendosur që të ardhurat e dy ndeshjevëe të radhës të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i shkallës 6.4 rihter, që la pas pasoja të mëdha për vendin tonë.

Ndërkohë lidhja që Dinamo e Zagrebit ka me shqiptarët është e hershme, pasi shumë futbollistë me prejardhje shqiptare kanë veshur fanellën e klubit kroat. Duke nisur nga kapiteni aktual i ekipit, Arian Ademi, i cilli rrjedh nga rrënjë shqiptare dhe është lojtari me më shumë trofe në historinë e Dinamos, teksa numëron 16 të tillë. Por Ademi nuk është i vetmi, pasi të tjerë futbollistë, që origjinën e kanë pikërisht kuqezi, kanë qenë pjesë e ekipit kroat në të shkuarën. Mund të përmendim emra si Kujtim Shala, Ardian Koznik, Besnik Hasi, Besnik Prenga, apo edhe babai i kapitenit legjendar të Kombëtares sonë, Agim Cana. Për të vijuar më ps edhe te brezi më i ri, ku dallojnë Herdi Prenga, Endri Çekiçi si dhe Amir Rrahmani.

Në një kohë kur futbollistët shqiptar kanë dhënë shumë për fanellën e Dinamos së Zagrebit, këta të fundit nuk e kanë harruar një gjë të tillë dhe këtë herë është vetë klubi që do të japë kontributin e tij për Shqipërinë, por këtë herë në vlerë monetare dhe për një arsye njerëzore./Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online