Nga acari rus te fëmijëria mes plumbave, Barrios: Faleminderit Zotit që arrita të dilja gjallë

Wilmar Barrios ka rrëfyer në një intervistë në Rusi momentet e tij më të vështira në jetë, si dhe ka thënë se fëmijëria e tij ka qenë mes plumbash dhe futbollit.Gjithashtu, lojtari i afruar këtë sezon te ekipi i Zenitit në Rusi, ka treguar sa e vështirë ka qenë përshtatja e tij me futbollin rus dhe shak për këtë janë temperaturat e ulëta të vendit Siberian.

“Në ndeshjen kundër Rubin Kazan ishte ndoshta i ftohti më i keq që kur arrita në Rusi. Shumë ftohtë! Në pjesën e parë kishte momente kur mezi mund të lëvizja. Prandaj, më duhej kohë për ta rregulluar veten. Për të qenë i sinqertë, kisha mendime për të mos shkuar në gjysmën e dytë të lojës. Por ne të gjithë jemi profesionistë dhe na kërkohet të bëjmë punën tonë. Faleminderit Zotit, ne dolëm dhe fituam atë ndeshje. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Për këtë situatë ka pasur edhe shaka,nga shokët e ekipit. Kemi marrëdhënie shumë të mira mes lojtarëve, dhe me shaka ngricat e tilla janë edhe më të lehta për tu bartur.

Nga fëmijëria ime ka shumë histori të vështia. Kam luajtur futboll gjatë gjithë kohës në rrugë, dhe ka pasur raste kur disa banda erdhën tek ne në një përballje. Imagjinoni sikur nuk ju shqetëson njeri dhe thjesht luani futboll dhe më pas plumbat fillojnë të kalojnë sipër.

Në ato moment të shkon në mendje vetëm të largohesh dhe kërkon derën e shtëpisë së parë që të zënë sytë. Mendon me vete: “Sikur të ishte e hapur!”. Vrapon atje, fshihesh dhe pret derisa të përfundojë përplasja. E vetmja gjë që të çon përpara është frika nga një plumb i humbur. Një plumb që mund të të godasë thjesht sepse je ngatërruar me dikë. Ose fiksohem pas një goditje të rastit. Faleminderit Zotit që arrita të dilja gjallë nga e gjitha kjo. Por kjo ishte lagja ime”, ka thënë futbollisti kolumbian, Barrios./Sport Ekspres/.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online