Neziraj, konfirmohet “divorci” me Flamurtarin

Mesfushori Haxhi Neziraj nuk u aktivizua as në kupë për Flamurtarin dhe do të jetë lojtari i parë që do largohet nga Flamurtari gjatë merkatos se dimrit. Ai ka pasur shumë pak minuta në kampionat, ndërkohë që luajti edhe në ndeshjen e parë me Turbinën, por jo dje.

Mosaktivizimi mund të lidhet edhe me faktin se u është dhënë hapësirë të rinjve, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë. Gjithsesi, duke parë minutat e pakta, mesfushori pritet të largohet nga Vlora. Afrimi i një tjetër mesfushori ofensiv si Muarem Muarem zvogëlon edhe më shumë hapësirën e aktivizimit për Nezirajn. Ky është një tjetër shkak që shtyn që palët të ndërpresin kontartën, që mbyllet në qershor të vitit 2018, por sigurisht duhet gjetur gjuha e përbashkët, pasi mesfushori ka një kontratë aspak të vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *