Lamtumira nga futbolli e Rraman Hallaçit ka detyruar Kukësin të futet në merkato për mbrojtësi të djathtë, pasi aty është vetëm Bujar Idrizaj.
Tashmë drejtori sportiv Nderim Nexhipi ka marrë përsipër gjetjen e lojtarëve cilësorë, duke shfrytëzuar njohjet e shumta anembanë Europës.
Prej ditësh Nexhipi po bisedon me një mbrojtës kroat të lindur në Gjermani, Filip Zhderiç.
26 vjeç, Zhderiç është një mbrojtës me eksperiencë dhe me CV të pasur, sepse ka luajtur në disa kampionate.
Sezonin fundi Zhderiç ka qenë pjesë e Gaz Mezanit në Rumani, duke luajtur 10 ndeshje në pjesën e parë të sezonit. Nuk është arritur ende marrëveshja, por palët janë shumë pranë dhe pas Donjet Shkodrës, Nexhipi do të siguronte një emër tjetër mjaft cilësor këtë janar.