Nevil Dede flet për ndërhyrjet e presidentëve në formacion: Flisni për Gaz Demin, Refik Halili e ka pranuar vetë që bën

Të ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV’ ishte i përhershmi Nevil Dede dhe avokati Fation Shehu. Ky i fundit është shprehur se presidentët e dy klubeve të derbit të sotëm, Partizanit dhe Tiranës, nuk ndërhyjnë në formacion.

Nga ana tjetër e menjëhershme ishte përgjigja e Nevil Dedes. “Presidentët Demi dhe Halili nuk ndërhyjnë në formacion? Fol vetëm për njërin, jo për të dy. Presidenti Refik Halili e ka thënë vetë që unë kur dua bëj ndërhyrje edhe në formacion”, tha Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *