Xabi Alonso është një zbulim i vërtetë këtë sezon pasi ai po bën gjëra të shkëlqyera me Bayer Leverkusen dhe kjo është arsyeja pse disa gjigantë evropianë kanë shfaqur interes për të. Në Leverkusen shpresojnë që Alonso të mbetet trajner edhe sezonin e ardhshëm, por i kanë thënë se çfarë do të bëjnë nëse vjen një ofertë që ai nuk mund ta refuzojë.
Dyshohet se drejtuesit e Leverkusen i premtuan se nuk do të shkaktonin problem dhe se do të pajtoheshin me ndërprerjen reciproke të bashkëpunimit nëse Alonso vendos të shkojë në Liverpool, sepse e dinë se kjo është dëshira e tij e madhe.
Mirëpo, nëse ai bën marrëveshje me Bayern Munchen, atëherë ata nuk do të jenë aq të qetë, sepse është një rival i drejtpërdrejtë. Më pas bavarezët do të duhet të paguajnë dëmshpërblim nga 15 deri në 25 milionë euro nëse duan që Alonso të lirohet nga kontrata me Leverkusen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/