Nëse kalon Valetën, Kukësi mund të përballet me Ansi Agollin

Është hedhur shorti edhe për turin e dytë kualifikues në Champions League dhe Kukësi mund të ndeshet me Ansi Agollin.

Nëse kalon Valetën e Maltës, skuadra e drejtuar nga Peter Pakult do të ndeshet me fituesin e çiftit Olimpija e Ljubjanës-Karabag.

Kampionët e Azerbajxhanit kanë eksperiencë të jashtëzakonshme dhe nisen favoritë ndaj Olimpijas, por gjithçka është e mundur, sepse sllovenët luajnë mirë futboll.

Ndërkaq, Shkëndija e Tetovës nëse kualifikohet do të përballet me fituesin e çiftit Torpedo Kutaisi-Sherif Tiraspol. Short i shkëlqyer, pasi e kemi parë vjet që Sherifi nuk ishte rival i pakalueshëm dhe vetëm fati e kualifikoi ndaj Kukësit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *