Ish-presidenti i Interit, Masimo Morati, ka folur sa i përket trajnerit të ri që mund të zëvendësojë Inzagin. Ky i fundit pritet të largohet nga zikaltërit pasi rezultatet nuk po i japin aspak të drejtë. Mes një rikthimit të mundshëm të Kontes dhe Murinjos, Morati do të zgjidhte variantin e parë.
“Konte është i mirë, rikthimi i tij nuk do të ishte i keq. Nëse e kthen atë, Interi fiton Skudeton. Nëse merrni Murinjon, duhet të vazhdosh në ambiciet e tij. Ai është e kaluara, e kaluara e bukur, por megjithatë një e kaluar”, tha Morati. /Sport Ekspres/