Partizani do të përballet me Tiranën në Air Albania dhe stadiumi pritet që të jetë i tejmbushur. Nga ana tjetër po punohet për masat e sigurisë që organizimi të mos çaloj në asnjë drejtim. Administratori i kompanisë së sigurisë së stadiumit, Naim Dani, ka folur në “RTSH Sport” sa i përket kontrolleve që do të bëhen për tifozët. “Do të përpiqemi të jemi korrekt. Derbi mbetet një ndeshje e vështirë për tu administruar por ne kem i marrë të gjitha masat.
Kësaj here përveç stafit tonë na vjen në ndihmë edhe Policia e Shtetit. Kontrollet do të jenë të shumta do të ketë kontroll individual për secilin që do të futet në stadium. Hyrja në impiant do të bëhet me karta identiteti ndërsa biletat do të jetë nominale që do të thotë se në rast se do të konstatohen dëme në stola atëherë fatura do t’i jepet ‘të zotit’ të vendit”, tha Dani. /Sport Ekspres/