Nervoz në fushë, batuta e Thomas Muller me Dajakun: Ngadalë se nuk je në Shqipëri këtu!

Leon Dajaku ka debutuar me ekipin e parë të Bajernit së fundmi në Bundesligë. Më herët ka luajtur me skuadrën e parë të bavarezëve, por në ndeshje jo zyrtare. Si një talent i madh shihet, teksa është rritur në akademinë e Shtutgartit.

I ftuar në “RTV Dukagjini”, Dajaku ka treguar edhe batutat që shkëmben me Thomas Mullerin, një prej lojtarëve që e ka pritur më ngrohtë në skuadër dhe që ka miqësi më të madhe.

“Me Mullerin kam shumë miqësi dhe sa herë që bëhem nervoz në fushë më thotë me shaka: “Ngadalë se nuk je në Shqipëri këtu ti”. Ose më thotë: “Rri afër meje se do bëhesh lojtar i madh”. Dhe unë i kam thënë se nuk do të largohem lehtë”, shprehet Dajaku. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online