Brazili vuajti shumë sot dhe Nejmari sërish nuk ishte ai i cili pritet të çojë Brazilin drejt Kupës së Botës.
Megjithatë, ylli i PSG-së shënoi në minutën e 97-të, një gol që e çliroi psikologjikisht, aq sa u pa i përlotur.
Ishte goli i 56-të me kombëtaren për Nejmarin, që në këtë mënyrë ngjitet në podiumin e shënuesve me të mirë në historinë e Seleçao-s, duke qenë i treti tashmë.
Nejmar ka kaluar legjendarin Romario, kampion bote në USA ’94.
I dyti në renditje është Ronaldo, me 67 gola, ndërsa në krye është Pele, me 77 gola.