Nejmar po shijon pushimet e detyruara në Brazil, sepse është ende i dëmtuar dhe nuk do të kthehet më në Paris këtë sezon. Sulmuesi brazilian vazhdon të ecë me ndihmën e patericave, siç u shfaq në ‘Gala AmfAR’, një event i organizuar në San Paolo për të mbledhur fonde për kërkimin kundër Sidës.
“Do të jem gati të kthehem në fushë pas një muaji”, deklaroi Nejmari, i lumtur në krahët e të fejuarës seksi, që nuk iu nda gjatë mbrëmjes.