Nedim Bajramin e kërkon Igli Tare, reagon presidenti i Empolit: Ndryshe kur pyet Real Madrid dhe ndryshe kur e do…

Nedim Bajrami ka arritur që të shënojë 7 gola në 20 ndeshje në këtë sezon. 5 prej tyre kanë ardhur në Serinë A dhe 2 në Kupën e Italisë. Futbollisti shqiptar shihet me prespektivë të madhe dhe pritet që të arrijë lart në karrierë. Së fundmi është Igli Tare që e ka kërkuar Bajramin duke garuar me Sasuolon. I pyetur nga mediat pranë klubit të Lacios, presidenti i Empolit, Fabrizio Korsi ka folur në lidhje më këtë rast: “Për momentin nuk ka ndonjë gjë konkrete.

Pastaj varet se kush do të pyesi për lojtarin: “Nëse më pyet Real Madrid ka një kosto dhe nëse më pyet Sampdoria ka një kosto tjetër”. Tregu e bën çmimin, gjithmonë ka qenë kështu. Sigurisht që do të ketë ekipe që interesohen për Bajramin, por për momentin duhet të mendojmë për ndeshjen tonë të radhës”, tha Corsi. Menaxheri i Bajramit është Fali Ramadani, po i njëjti që është afër trajnerit të Lacios, Sarri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *