Ditët e Xherdan Shaqirit në Liverpul janë të numëruara. Sipas asaj që raporton “Football Insider”, klubi dhe lojtari kanë rënë dakort që ti thonë lamtumirë njëri-tjetrit në verën e ardhshme. Skuadra e Jurgen Klop ka vendosur tashmë edhe çmimin për shërbimin e sulmuesit, plot 23 milionë paund. Një shifër disi e lartë kjo duke pasur parasysh krizën financiare që ka mbërthyer futbollin si dhe faktin që Shaqirit i kanë munguar minutat për shkak të dëmtimeve të pësuara.
Megjithatë “të kuqtë” e kanë të qartë se dëshirojnë të përfitojnë ekonomikisht nga shitja e lojtarit shqiptar, të cilin e transferuan në vitin 2018 për 13 milionë euro. Shaqiri numëron vetëm 59 takime me fanellën e gjigantëve anglezë, ku ka arritur të shënojë 8 gola dhe të dhurojë 9 asist./Halit Delibashi-Sport Ekspres/