Maqedonia e Veriut nuk ka pasur fat në shortin e hedhur për eleminatoret e Europianit. Kjo përfaqësuese ka kapur grupin e ferrit pasi do të ketë si kundërshtar Anglinë dhe Italinë, pa harruar Ukrainën. Menjëherë pas shortit të hedhur, nuk ka munguar batuta e presidentit të Federatës Maqedonase të Futbollit, Sejdini, që për “Supersport” u shpreh:
“T’iu them një batutë, kolegu i Malit të Zi na tha se këtu mungonte edhe Brazili. Na mbetet ta shijomë, kemi një ekip solid do të tentojmë edhe të pamundurën. Por kanë kualitet Anglia, Italia, por edhe Ukraina. A ndryshojnë objektivat? Ne përherë jemi me optimizëm dhe tashmë nuk kemi më çfarë të humbasim. Ne fituam edhe me Italinë dhe me Gjermaninë ndaj do të provojmë. Është kënaqësi të luash me finalistët e Kampionatit Europian”, tha Sejdini. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/