Liridon Leci jep shpeshherë spektakël në Kosovë me deklaratat e tij, duke ironizuar hapur. Megjithëse më herët ka qenë pjesë e shumë klubeve në futbollin shqiptar, këtë natyrë të mbrojtësit 34-vjeçar nuk e kishim parë më herët.
Së fundmi, është formacioni i vitit që do të shpallet në mbrëmjen e “Laureatëve të Vitit 2019” që shkakton pak zhurmë. Lojtari i Dritës shkruan me ironi se tani fillojnë edhe telefonatat, për të marrë në mënyrë të pamerituar një vend në formacionin më të mirë.
“Alo. Trajnerë më voto mua se e meritoj si lojtari më i mirë, por këta po më hanë hakun tim”, shkruan Leci në rrjetet sociale. /Sport Ekspres/