Në Superiore do ishte bërë nami, gjyqtari me gabimin që i kalon të gjitha caqet në Portugali

Arbitrat janë gjithmonë në qendër të vëmendjes në sportin e futbollit, pasi detyra e tyre është faktikisht edhe më e vështira, për të ndarë drejtësi. Misioni nuk mund të përmbushet asnjëherë pasi drejtësia “hyjnore” nuk mund të arrihet nga njerëzit, ndërsa gjithëkush bën gabime gjatë punës.

Por në Portugali një gabim njerëzor i arbitrit, i ka kaluar të gjitha caqet. Në ndeshjen e Kupës me Portimoenses dhe Sportingut të Lisbonës, futbollisti i miqëve ka dalë padrejtësisht nga fusha në minutën e 45. Bolyasie arriti t’i shkëputej bukur kundërshtarit, por ky i fundit që e pa të pamundur ta ndalonte, u shtir sikur kishte marrë goditje në fytyrë.

Aktrimi shkoi më mirë nga çfarë pritej realisht, pasi nuk u fitua vetëm faull, por njëkohësisht Bolyasie ka marrë kartonin e dytë të verdhë, që e nxori nga fusha e lojës. Sigurisht që nëse një gabim i tillë do të ndodhte në Shqipëri, do të kishte një jehonë të madhe dhe dyshime për pastërtinë e garës. Por ajo që duhet të kuptohet është se gabimet ndodhen në të gjitha vendet e Europës dhe botës së futbollit, madje edhe në ato që ka më tepër zhvillim. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online