Të gjithë shqiptarët e kujtojnë atë moment kur në mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014, droni me flamurin e Shqipërisë etnike fluturoi në stadiumin e Beogradit në ndeshjen mes Serbisë dhe Kombëtares kuqezi. Një ngjarje e tillë është “kopjuar” këtë herë në Spanjë. Në duelin Atletiko Bilao-Eibar është përsëritur gjesti i Ballist Morinës, teksa një dron fluturon mbi stadium dhe ndërpret takimit.
Gjyqtari i ndeshjes së vlefshme për La Liga-n, ka marrë pajisjen teknologjike dhe e ka nxjerrë jashtë vijave kufizuese, duke ndalur kështu për disa momente lojën. Droni mbarte me vete një mesazh kundër zhvillimit të Kampionatit Europian në Bilbao, i cili është një nga 12 qytetet e Kontinentit të Vjetër të përzgjedhur për të zhvilluar këtë kompeticion. Ndërkohë ndeshja ka rinisur përsëri, ndërsa rezultati përfundimtar u mbyll në 1-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? ¡Un dron acaba de caer en San Mamés durante el #AthleticEibar!
?? Según @imarkinez, la pancarta naranja que aterrizó junto al dron llevaba un mensaje en contra de la celebración de la @EURO2020 en Bilbao pic.twitter.com/ujmNZYzkJD
— Carrusel Deportivo (@carrusel) March 20, 2021