Drejtuesit e PSG nuk heqin dorë lehtë nga ylli i skuadrës, Kylian Mbappe, të cilit i kanë ofruar një rinovim kontrate prej 2 vitesh. Megjithatë, duket se sulmuesi francez është i bindur për të ardhmen e tij, ku si si destinacion është Reali i Madridit.
Gazetari i njohur spanjoll, i dedikuar për merkatot, ‘El Chiringuito de Jugones’, deklaroi ditën e sotme se Mbappe tek Reali i Madridit është e kryer. Lojtari do t’i bashkohet “Los Blancos” në merkaton e verës me parametra 0.
Kjo për faktin se kontrata e Kylian Mbappe me PSG mbaron në qershor. Vitin e kaluar PSG refuzoi 100 milionë euro nga Reali i Madridit. /Elio Hajdari-Sport Ekspree/