Në Spanjë flasin për planin e Barcelonës për Rei Manajn, e duan edhe për ekipin e parë

Transferimi i Rei Manajt mbetet kryefjala e kësaj merkato dimërore sa i përket legjionarëve shqiptarë. Por ajo që nuk mund të përcaktohet qartë, është nëse flitet për një hap para apo mbrapa në karrierën e sulmuesit 22-vjeçar?

Kjo pasi kërkohet nga Barcelona, por do të dërgohet në ekipin B. Nëse qendron përgjithmonë aty, bëhet fjalë për ligën e tretë në Spanjë dhe ky nuk është një sinjal i mirë. Por media spanjolle “Fichajes” tregon për planin që do të ketë me sulmuesin e Kombëtares. Kështu do të firmoset një kontratë 4-vjeçare ku pasi do të dërgohet në ekipin B, Manaj do të marrë eksperiencën e mjaftueshme për të kaluar në ekipin e parë. Ndoshta pikërisht kjo gjë e ka bindur këtë futbollist që të “sakrifikojë” për një kategori më poshtë sesa ku luan te Albacete, për një ëndërr të së ardhmes. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online