Në Spanjë e quajnë magjistari! Myrto Uzuni ndodhet në grumbullim te Shqipëria, por po lufton për lojtarin e muajit me Granadan

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë fantastike në Spanjë. Sulmuesi shqiptar ka arritur të realizojë 20 gola në La Liga 2. Këtë moment ideal që po kalon në kampionat, te Shqipëria presin që Uzuni ta tregojë veten edhe me fanellën e kuqezinjëve.

Ndërkohë në Spanjë e quajnë Uzunin si një magjistar. Në faqen zyrtare të La Liga Smart Bank, Myrto është një prej tre kandidatëve të cilët janë të nominuar për lojtarin e muajit mars. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *