Djali i Rudi Vatës, Roko Vata, do të kthehej në një çështje në Shqipëri pak kohë më parë. Kjo pasi i biri i një figure të rëndësishme të kuqezinjve, shkon për një tjetër Kombëtare. Pyetja që shtron çdokush është e thjeshtë: “Po atëherë, çfarë mund të presim nga të tjerët?”.
Gjithsesi, duke shpresuar se ky do të jetë një nga ato rastet përjashtuese, në një intervistë për “Gazeta Zëri”, Rudi Vata shprehet se ia ka sygjeruar vetë djalit që të zgjedhi Irlandën. Kjo pasi sipas tij duhet që lojtari i të rinjëve të Celtic të mësohet me kultura të ndryshme.
“Më ka pëlqyer te Kosova mentaliteti profesional që është shumë më mirë se në Shqipëri. Jam i sigurt se kjo vjen nga ish-shkolla jugosllave që ka qenë ndër më të fortat në Evropë. Ka edhe atje probleme sepse ndikon tranzicioni. Suksesi në Kosovë do të vijë më shpejt se në Shqipëri. Klubi Prishtina ka filluar një proces të fushave stërvitore dhe ka projekte konkrete dhe besoj se ka të ardhme. Kjo vjen falë mentalitet të tyre. Kosova ka të ardhme të mire.
Djali i bënë 15 vjeç në prill dhe ai e ka zgjedhur Irlandën. Është një arsye e vetme: Irlanda ka qenë më këmbëngulëse dhe e kanë parë që ka të drejt të luajë më Irlandën. Unë i kam sugjeruar djalit që ta provojë këtë eksperiencë që mund t’i shërbejë pasi që lojtarët kanë nevojë të mësohet me kultura dhe eksperienca të ndryshme. Askush nga Shqipëria nuk më ka kontaktuar për djalin. As unë nuk ia ofrojë djalin tim dikujt që nuk ka nevojë për të. Rudi ka qenë kapiten në të gjitha moshat me Kombëtaren dhe në shumë vende të Evropës. Problemi im është që nëse dikush e ka problem ekzistencën time, e ka problem edhe ekzistencën e djalit tim. Unë i ruaj interesat e fëmijës. Derisa futbolli shqiptar të ndërtojë një strategji dhe vizion konkret, nuk besoj që djali im i mbetet dikujt merak. Është ndërtuar strategji perverse dhe nepotizmi në Shqipëri”, tha Rudi Vata. /Sport Ekspres/