Në Serinë A ka luftë mes Juventusit dhe Lacios për titullin, Lotito gjen zgjidhjen dhe ka frikë nga “vjedhja”

Në Itali vazhdon situata e rënduar dhe Koronavirusi po merr shumë jetë të njerëzve. Por nga ana tjetër, biznesi i futbollit ka të tjera probleme. Agneli dhe Lotito janë përplasur për Skudeton, ndërsa i ndajnë vetëm 1 pikë nga titulli në një kampionat të ndalur.

Gjithashtu është përfolur shumë për një zgjidhje e cila i jep vendin e parë Juventusit dhe titullin njëkohësisht, nëse gjendja vijon të jetë kaq e rënduar. Kjo do të ishte vërtet e padrejtë dhe Lotito ka nisur të frikësohet së tepërmi.

Në ditën e djeshme ka guxuar me një hap para duke nxjerrë ekipin tjetër që zotëron në stërvitje, Salernitanën, por mori reagim të menjëhershëm. Së fundmi në mediat italiane është thënë se presidenti i Lacios po bën gati një ambient që të jetë tërësisht i dizifenktuar dhe të mbrojë 100% lojtarët, për të nisur menjëherë nga stërvitja. Një sinjal i qartë ky se Lacio nuk e pranon kurrsesi mbylljen e kampionatit, ndërsa kanë pritur prej kohësh për këtë ditë që e çon në Skudeto. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *