Në Serbi shokohen për Mihajloviç, kroatët i urojnë më të keqen: “Shkoni pas Arkan dhe Milosheviç”

Mihajloviç ka disa kohë që ka nisur betejën e tij me sëmundjen e rëndë të leukemisë dhe shumë tifozë apo njerëz të sportit janë treguar mbështetës për të. Por një gjë  e tillë nuk ka ndoshur me disa tifozë kroatë.

Sipas asaj që raporton “Kurir”, disa tifozë kroatë kanë lënë komente negative për trajnerin serb, duke mos u prekur aspak nga periudha e vështirë që ai po kalon në jetën e tij. Megjithëse i lindur në Vukovar të Kroacisë dhe me nënë kroate, kjo duket se nuk ka ndikuar aspak te këta të fundit, që kanë një marrëdhënie aspak të mirë me Serbinë.

“Më vjen keq për këto mbeturina zakonisht” apo “Ju po shkoni pak më tej se Arkan dhe Miloseviçi tuaj” kanë qenë disa prej komenteve që i janë drejtuar trajnerit aktual të Bolonjës në Serie A, Sinisa Mihajloviç./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online