“Në rregull, luajë me fëmijët”/ Nga fitimet te arritjet, ajo që bën Gasperini është çmenduri

Atalanta është skuadra që ka marrë gjithë vëmendjen në “Champions League”, për vetë mënyrën sesi u ngrit kur të gjithë e menduan të eliminuar pas 3 humbjeve në ndeshjet e para. Me trajnerin Gasperini kjo skuadër ka arritur në finalen e Kupës në sezonin e kaluar, arriti misionin në dukje të pamundur për të debutuar në “Champions League” dhe menjëherë kalon grupet.

Rikthehemi pak tek të ardhurat e klubit. Në vitin 2018 kjo skuadër ka bërë rekord sa i përket fitimeve, duke marrë 158 milionë euro, nga të cilat 68 milionë euro vetëm nga tregu i transferimeve. Në fillimin e sezonit që lamë pas Atalanta ka kushtuar vetëm 75 milionë dollarë, por në përfundimin e sezonit, vlera e saj ka shkuar në 193.95 milionë dollarë, pra 61% më shumë. Të ardhura të frikshme këto, për një klub që sipas vetë presidentit të saj, kishte si objektiv mbijetesën, pavarësisht se shkuan në “Champions League”.

E vetmja periudhë e vështirë për trajnerin Gasperini ka qënë viti 2016, atëherë kur po diskutohej edhe largimi i tij nga Atalanta. Por më vonë do të ishin po drejtuesit e klubit, që me anë të një letre, do të shpreheshin: “Në rregull, bëj si të dëshirosh. Luaj me fëmijët”. Kjo pasi duhet të theksohet se ky trajner u ka besuar të rinjëve gjithmonë, madje duke nxjerrë aq shumë futbollistë për tregun europian. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online