Në qendër të kritikave te Milani, Suso për tifozët: Më besoni! Mund të largohesha, por zgjodha të qendroj

Milani nuk po arrin ende të gjejë rrugën e duhur në Serie A dhe kritikat nga ana e tifozëve nuk kanë munguar. Në këtë vorbull kritikash është përfshirë edhe emri i Susos, i cili duket se ka dalë nga pritshmëritë e tifozëve milanistë.

Ndërkohë lojtari spanjoll është shprehur se i kupton mbështetësit e klubit për kritikat në drejtim të tij dhe të Milanit, madje ka dhe një meshazh për ta: “Kini besim te unë”. Gjithashtu Suso tregon edhe se qendron te kuqezinjtë vetëm prej dëshirës së tij, pasi nëse do të donte të largohej mund ta kishte bërë këtë gjë prej kohësh, duke qenë se ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar.

“Tifozët kanë të drejtë të vërshëllejnë, sepse as unë dhe as skuadra nuk po bëjmë mirë. Sidoqoftë, mendoj se nuk kam pse të vërtetoj asgjë. Njerëzit  e dinë se çfarë mund të bëj. Nëse ata më kritikojnë, kjo është për shkak se presin që unë të bëj edhe më shumë dhe së e dinë që unë mund ta bëj më tepër. Nëse një futbollist nuk kritikohet, është për shkak se njerëzit nuk presin asgjë prej tij.

Me të vërtetë më pëlqen të qëndroja në Milano. Mund të kisha lënë për dy vjet rresht dhe nuk e bëra. Unë mbeta këtu sepse doja të qendroja. Duke marrë parasysh këtë, mendoj se performanca ime në Milano ishte shumë e mirë. Tifozëve i them: më besoni”, ka thënë Suso./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online