Në Poloni e bëjnë fakt të kryer: Ajeti ka nisur stërvitjen me Tiranën, nuk ka shumë pyetje

Në mediat shqiptare u përfol prej disa ditësh afrimi i një lojtari të Kombëtares kuqezi në radhët e bardhebluve të Tiranës, madje emri që u lakua ishte ai i Arlind Ajetit. Ky i fundit nuk arriti të gjente një ekip të ri gjatë verës, pas ndërprerjes së kontratës me skuadrën e Grasshopper në Zvicër.

Ndërkohë, zërat që e dërgonin Ajetin te Tirana tashmë marrin konfirmimin edhe nga Polonia. Media polake “Transfery.info” bën të ditur se mbrojtësi shqiptar është rikthyer në atdheun e tij. Në një artikull dedikuar formacionit me lojtarët që nuk arritën të lidhnin një kontratë verën që lamë pas, “Transfery.info” ka përfshirë edhe Ajetin, për të cilin tregon se ka vendosur të kthehet në atdhe dhe nuk do të jetë i disponueshëm për klubet e tjera që mund të shfaqin interes për të. Madje në këtë artikull kthehet në fakt të kryer edhe ekipi ku do të luajë mbrojtësi kuqezi, duke theksuar se ky i fundit ka nisur stërvitjen me klubin e Tiranës.

“Shqiptari nuk mund të llogarisë shumë pyetje këtë herë dhe së fundmi vendosi të kthehet në atdheun e tij, ku ka filluar të stërvitet me Tiranën”, shkruhet ndër të tjera për Arlind Ajetin./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online