Jurgen Klop ka komentuar shortin e “Champions League” teksa Liverpuli ndodhet në një grup me Atletiko Madrid, Milan dhe Porton. Trajneri i anglezëve ka thënë se menjëherë pasi ka mësuar edhe ndarjen e skuadrave ka qeshur me zë të lartë pasi Liverpuli gjendet mes rivalëve më të fortë.
“Të them të drejtën, kam qeshur. Me zë të lartë madje! Është grup shumë i vështirë, por kështu është Champions League. Duhet të ndesheni me ekipet më të mira në Europë dhe disa prej tyre janë në grupin tonë.
Me Porton jemi ndeshur shumë herë, kemi luajtur shpesh ndaj tyre dhe ata po na presin. Kemi një llogari të hapur edhe me Atletico Madrid, ndërsa Milani është ekip historik, padyshim. Tifozët po i presin me padurim këto sfida”, tha Klop. /Sport Ekspres/