Faton Zylbehari ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News” ku diskutoi për rezultatet e fundit të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë u shpreh se nuk duhet t’i ngatërrojmë përcaktimet, pasi Shqipëria është e vetmja Kombëtare, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë përfaqësues të shqiptarëve.
“Unë gjithmonë e them, ne të tjerët jemi përfaqësuese(Maqedonia dhe Kosova), Kombëtarja është një. Është për t’u ardhur keq ajo humbje e Shqipërisë, le të marrim mësim për të ardhmen. Do të na kthehet e gjitha kjo “fatkeqësi” që na ka ndjekur, ndoshta na kthehet diku tjetër”, tha mes të tjerash Zylbehari. /Sport Ekspres/