Në Kukës do të luhet, ndërhyrje për pastrimin e fushës

Kukësi – Tirana, ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, që do të nisë në orën 14.00, do të luhet normalisht.

Bora e djeshme ka zbardhur Kukësin, por sot nuk ka reshje dhe kjo ka mundësuar ndërhyrjen me makinë borëpastruese në terrenin e stadiumit Zeqir Ymeri.

Në këtë mënyrë, fusha është pastruar dhe do të luhet, me lojtarët që do të kenë një shqetësim më pak, pasi tashmë hall është vetëm fusha tejet e amortizuar dhe shpesh burim dëmtimesh për lojtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *