Sot në orën 16:45 do të luhet një nga sfidat më vendimtare jo vetëm të javës së 32-të të “Abissnet Superiores”, por të gjithë pjesës së mbetur të kampionatit. Kukësi dhe Partizani ballafaqohen kokë më kokë me njëri-tjetrin për një objektiv të përbashkët, pjesëmarrjen në Kupat e Europës.
Të dyja skuadrat ndajnë të njëjtin numër pikësh, prandaj dueli i drejtpërdrejtë mes tyre është mënyra më e mirë për të ndarë territorin Europian. Rruga për në vendin tretë kalon nga Kukësi, ku do të luhen me shumë mundësi fatet e sezonit si për Partizanin, ashtu edhe për verilindorët. Por në ndryshim ka të kuqtë, ekipi i Diego Longos ka një ar.më plus pasditen e sotme, tifozerinë në shkallët e stadiumit të sapo inaguruar, “Kukës Arena”./Sport Ekspres/