Skuadra e Barcelonës bën mrekulli kur bëhet fjalë për transferimet, pavarësisht krizës së madhe financiare dhe pozitës ku ndodhen. Pasi arritën të blinin Robert Leëandoëski dhe Raphinha, pasi siguruan nënshkrimet e Andres Christensen dhe Franck Kessie, katalanasit përfunduan një tjetër marrëveshje të madhe.
Lojtari i ri i Barcelonës do të jetë mbrojtësi francez Jules Kounde. Ky mbrojtës 23-vjeçar ra dakord për kushtet e nënshkrimit dhe Sevilla ra dakord me ofertën prej 50 milionë euro plus bonuset që mbërritën nga Camp Nou. Kounde zbarkoi në Barcelonë pak minuta më parë. Ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratë me këtë klub. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/