Stadiumit “Fadil Vokrri” pritet t’i shtohen 8000 ulëse të reja. Ky është projekti i ri në Kosovë për të rritur kapacitetin e mbajtjes së tifozëve. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi, që kërkon ndihmën e institucioneve shtetërore.
“Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 8000 ulëse. Presim përgjigjen nga institucionet lokale e qendrore për ta nisur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm e të domosdoshëm”, shkruan Ademi në Facebook. /Sport Ekspres/