Në kolaps financiar dhe duke blerë emra të mëdhenj, Barcelona e ka gjithmonë zgjidhjen

Barcelona ndodhet në një gjendje mjaft të vështirë ekonomike, ku borxhi i brendshëm numëron deri në 1 miliard dollarë. Vitin e kaluar, klubi katalanas kishte vështirësi në likujdimin e pagave të lojtarëve. Shumë prej futbollistëve pranuan uljen e pagës në mënyrë që të ishin pjesë e e skuadrës.

Këtë sezon, drejtuesit e Barcelonës, pavarësisht problemeve ekonomike, investuan në lojtar cilësor si Raphinha, Kessie dhe së fundmi Leëandoëski. Për të mbuluar shpenzimet, blaugranasit u detyruan të shesin të drejtat televizive me 15 % tek kompania ‘Sidge Street”.

Nga kjo marrëveshje Barcelona do të humbë 270 milionë euro në sezon, por ishte e nevojshme për xhiro aktuale, pasi nevojiteshin para për të blerë lojtarë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *