Një nga ikonat e klubit të Tiranës ka qenë i ftuar në emisionin “Euromania“, të moderuar nga Enxhi Biba dhe të transmetuar në “Neës 24“. Agustin Kola ka dhënë mendimet e tij sa i përket Kampionatit Europian, ndërsa jashtë vëmendjes së tij nuk ka mbetur as Kombëtarja shqiptare. Ish-sulmuesi kuqezi kujton edhe përballjen me Gjermaninë si dhe fanellën e shëmbyer me Rumenigen.
EURO 2020: “E kam ndjekur, jo rregullisht, por e kam ndjekur. Nuk ka ekipe të forta, të mira. Duhet grup, ka pasur lojëra të bukura. Unë jam tifoz i Italisë, por Belgjika është një kundërshtar shumë i fortë, luajnë futboll. U befasova nga Gjermania, sepse Gjermania më e dobët, gjithmonë ka dalë deri në finale ose gjysmëfinale”.
GOLI ME PANENKA NË MIQËSOREN NDAJ GJERMANISË: “Nuk kam qenë goditës i mirë i penalltisë, e merrja përsipër, vetëm kur nuk shkonin të tjerët. S’kam qenë një lojtar teknik, më tepër lojtar force”.
MESI APO RONALDO? “Po të bëjmë një krahasim mes Mesit dhe Kristiano Ronaldos, unë isha Kristiano Ronaldo, punë 90%, 5 % talent. Si koncept kjo është ideja”.
DASHURIA PËR FUTBOLLIN – Edhe sot ka talenta shumë, por nuk i afrojnë. Po ta krahasosh me Brazilin, ne e duam më shumë futbollin. Pavarësisht se ata janë në numër më të madh banorësh.
FUTBOLLI SHQIPTAR DHE KOMBËTARA: “Fati në i madh që arritëm në Europian, ishin lojtarët e Kosovës, që luanin në ekipe të mira. Vjen Seferi nga Jang Bojsi, po qe i mirë e mbanin te Jang Bojsi, pse vjen në Shqipëri. Po të isha unë, nga kampionati shqiptar nuk merrja asnjë lojtar në Kombëtare. Shikoj kampionatin shqiptar, shikoj organizimet te moshat, i shikoj të gjitha. Nuk shikoj progres, duhet shumë kohë”.
SAKRIFICAT: “Për brezin tonë ka qenë sakrificë. Ne një çamçakëz, e ndanim me të gjithë. Jam bërë tifoz i Italisë, në 1971-72’, fat që pata televizor në shtëpi”.
ITALIA: “Shoh një Itali që i përshtat kundërshtarit. Edhe trajneri duhet të fusë lojtarë të freskët në lojë, çdo trajneri i merr lojtarët nga më të mirat, por Italia i përshtatet kundërshtarit. Është një Belgjikë që ka lojtarë teknik dhe të nxjerrin nga situata. Gjithmonë Italia ka pasur grupin, edhe në vitet e hershme që ka fituar tituj lojtarët e Juventusit mbizotëronin kë kombëtare, Hrupi është forca e italiane”.
LUKAKU SI NGO: “Lukaku më kujton lojtarin e Tiranës, Ngon. Fle gjumë, po bën gola dhe të jep pikët, pastaj fiton kampionatin”.
FRANCA: “Pashë ndeshjen e Francës me Zvicrën, dhe ne këtu në studio të kishim shkuar në 3-1 nuk do kishin pësuar dy gola” është shprehur Agustin Kola./Sport Ekspres/