Rei Manaj e ka mbyllur përfundimisht kontratën me Watford. Klubi anglez ka zgjedhur që të ndërpres bashkëpunimin me sulmuesin shqiptar, pavarësisht dëmtimit të rëndë të kaluar dhe faktit se lojtari nuk i shprehu të gjitha aftësitë në fushën e blertë.
Cila do të jetë e ardhmja e Manajt? Si një lojtar i lirë, është shumë e thjeshtë për klubet që të firmosin me Manajn, mjafton që ta bindin atë dhe menaxherin e tij. Në Itali raportohet se vetëm Udineze është pista e mundur, ndërsa disa interesime kanë ardhur nga La Liga 2, por ende nuk janë mësuar emrat e klubeve. Nëse Manaj do të zgjedh mundësinë e dytë, atëherë do të ishte në rivalitet me Myrto Uzunin dhe Armando Sadikun. /Sport Ekspres/