Kristiano Ronaldo e ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit botëror. Por sigurisht që mbyllja e karrierës, nuk po shkon ashtu siç të gjithë e kishin planifikuar. Përse ka ndodhur e gjitha kjo? Në Itali kanë zgjedhur që ta shfrenojnë imagjinatën, madje edhe më tepër se regjisorët e filmave fantastiko-shkencorë.
“Corriere dello Sport” ka listuar disa prej gjërave që ka bërë Georgina Rodriguez, femra që ka në krahë Cristiano Ronaldo, për ta shkatërruar portugezin. Një teori konspirative që nuk mund të besohet nga askush, por në fund lihet të kuptohet se Mesi ka paguar Rodriguez për t’i prishur karrierën e Cristiano Ronaldos. Më poshtë mund të lexoni disa prej pikave të listuara nga media italiane që i lë të gjithë pa fjalë.
Në vitin 2014, Georgina Rodriguez filloj një punë të re te Gucci, kompania që sponsorizonte Mesin që nga 2012. Në atë kohë, Georgina ishte e panjohur dhe nuk kishte asnjë CV, kështu që është pak e çuditshme që gjeti punë në një markë kaq të madhe në modën botërore. Ronaldo u takua me Georginën në dyqanin e Gucci në vitin 2016. Një detaj tjetër shumë interesant është se Georgina u transferua nga pika e dyqanit në Valencia te ajo e Madridit, vetëm një muaj përpara se Cristiano Ronaldo të shkonte në dyqan për të blerë dhe ku e njohu rastësisht. Ajo punoi në Valencia për dy vite dhe pas një muaj në punën e re, takon Ronaldon.
Që në takimet e para, Georgina nisi të dilte me Ronaldon dhe të hanin së bashku. Ajo u përpoq ta hanin ushqime të padëshiruara dhe jashtë listës së preferencës së Ronaldos për të nisur shkatërrimin e fizikut të tij.
Georgina nisi ta largonte nga futbolli. Ronaldo tha në një intervistë të fundit se i duhej të flinte në dhomë tjetër një natë para ndeshjes, në mënyrë që të flinte i qetë.
Disa burime thonë se Georgina e bindi Ronaldon te të mos ushqehej për disa ditë mes viteve 2019 dhe 2020. Kjo është arsyeja e rënies së tij të papritur në shpejtësi dhe vrapim.
Rodriguez ka komentuar disa foto të Mesit, edhe pse e dinte se kjo nuk i pëlqente Ronaldos. Mesi pagoi disa njerëz nga ana tjetër që t’i afroheshin Georginas dhe të nisnin xhelozinë në çift, për ta shkatërruar Ronaldon edhe në jetën familjare.
Georgina e ushqen vazhdimisht me ide antikombëtare dhe prandaj Ronaldo nuk po jep 100% për Portugalinë.
Kur Mesi fitoi Topin e Artë të shtatë, Georgina vendosi shtatë qirinj në tortën e datëlindjes, duke lënë të kuptohet se po tallej me Ronaldon. Nuk është kjo e gjitha, ajo së fundmi ka publikuar një foto në të cilën ka bërë numrin dy me duar, ky është numri i golave të Ronaldos për këtë sezon. /Sport Ekspres/