Në Itali gjejnë shpikjen e padëgjuar për të mos marrë Tramezanin, Tirana qetësohet për Ajetin

Një kthesë e papritur ka ardhur te Livorno, sa i përket situatës së trajnerit. Madje edhe me një shpikje të padëgjuar më parë. Trajneri aktual dhe që e ka dërguar në vendet e fundit të Serisë B këtë skuadër, Roberto Breda, ishte quajtur si i shkarkuar.

Menjëherë dolën emrat e rinjë në garë dhe Paolo Tramezani u takua me presidentin e Livornos, Aldo Spinelli. Gjuha e përbashkët u gjet dhe Tramezani thjeshtë duhej që të zgjidhte kontratën përfundimtare me APOEL, Nikosia  që e ka drejtuar më herët.

Kur të gjithë po prisnin këtë zyrtarizim, vjen një konfirmim i çuditshëm për Bredën. Ai do të vazhdojë të mbetet trajneri i Livornos, por me një ndryshim. “Në rregull, unë e kuptoj që ti nuk je në gjendje ta mbash i vetëm këtë punë, prandaj do të dërgoj edhe Antonio Filipinin që të drejtosh skuadrën”.

Kjo ishte ideja dhe biseda e presidentit të Livornos, që konfirmon Bredën në krye të stolit, ndërsa largon Tramezanin në një marrëveshje që nuk është mbyllur për detaje të vogla. Ish-ndihmësi i De Biazit do të merrte Shkëlzen Gashin dhe Arlind Ajetin me vete nëse do të firmoste te Livorno. Mbrojtësi shqitpar po e mban Tiranën si alternativë të fundit nëse nuk gjen një tjetër skuadër, ndërsa edhe këtë herë “shpëtojnë” bardheblutë. Padyshim që ardhja e një lojtari të tillë do të ishte një luks për ekipin kryeqytetas. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online