Milani do të përballet në turin e dytë të Europa Ligë me ekipin irlandez Shamrok. Ky cilësohet si një test mjaft i lehtë për kuqezinjtë, të cilët kërkojnë të kualifikohen në grupet e këtij kompeticioni.
Megjithatë duket se trajneri i Shamrok, Stephen Bradley nuk i ka frikë kuqezinjtë dhe shpreson se skuadra e tij i ka mundësitë për ta eleminuar Milanin, pavarësisht se është një ekip mjaft i vështirë.
“E dimë që do të ketë momente kur do të vuajmë sepse luajmë ndaj Milanit. Do të bëjmë barrikadë, por edhe do të luajmë ashtu si dimë. Kemi cilësi për t’i hapur probleme kundërshtarit dhe kërkuar fitoren. Kam besim”- u shpreh trajneri i irlandezëve.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Irlandë, përshkak se në shortin e hedhur, Shamrok rezuloti e para. Megjithatë ndeshja pritet te zhvillohet pa tifozë, duke mos i dhënë shumë rëndësi faktorit fushë. Me rinovimin e Ibrahimoviçit, kuqezinjtë tashmë e kanë një lider, i cili kërkon me patjetër fitoren nga skuadra. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/