“Në fund të fitojmë ne”, Bregu flet për Kukësin dhe titullin kampion: Asgjë nuk ka mbaruar me Vllazninë…

Vetëm disa javë më parë, beteja për titullin kampion dukej se ishte e njëanshme, më Vllazninë e cila ishte dukshëm favorite. Megjithatë, pas humbjes së shkodranëve ndaj Laçit dhe barazimit ndaj Skënderbeut javën e kaluar, skuadrat e tjera janë duke shpresuar për tu shpallur kampion në fund të sezonit.

Lojtari i Teutës, Dejvi Bregu dha një intervistë për Supersport, duke u shprehur se fitoret e njëpasnjëshme të skuadrës durrsake dhe shpresimi në hap fals të Vllaznisë. “Kanë qenë tri fitore të rëndësishme që ne i kemi kërkuar. Kemi zhvilluar lojëra të mira ndaj erdhën rezultatet. Shpresojmë që të kemi vazhdimësi. Asgjë nuk ka mbaruar, jemi në garë për titullin, shpresojmë që edhe me ndalesën e ardhshme të Vllaznisë të jemi në rrugë të mbarë.

Kemi besim tek aftësitë tona, pasi kemi ekip të mirë. Edhe Kukësi ka ekip të fortë dhe një trajner me eksperiencë. Shpresoj të jetë ndeshje e luftuar dhe në fund të fitojmë ne.”- u shpreh Bregu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *